Hajni edhe në UP: Organizatat studentore kërkojnë rinumërim të votave

studentetDisa nga organizatat studentore nuk janë ndarë të kënaqur me zgjedhjet studentore që u mbajtën para disa ditësh. Sipas një njoftimi organizatat Studentore si USPE, Reforma, Paqja Studentore dhe SKV do të dorëzojnë ankesë në Këshillin Drejtues të UP-së për realizimin e kërkesave për rinumërim të votave në disa qendra të votimeve nëpër njësi akademike.

Këtë ankesë studentët do ta dorëzojnë në Rektorat në ora 11:00.