Hajdin Berisha, emërohet nënkryetar i Komunës së Malishevës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në kuadër të kompetencave dhe obligimeve të tij, sot e ka emëruar nënkryetarin e komunës. Nënkryetar i Komunës së Malishevës, është emëruar Hajdin Berisha. Me këtë rast, kryetari Begaj, e ka uruar Berishën, për detyrën e re.

Hajdin Berisha, gjatë katër viteve të kaluara, ka qenë drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në Komunën e Malishevës.