Gurbardhi i jep Berishës mbështetje për Kryetar Komune

Sonte kandidati i Vetëvendosjes Adem Berisha ishte në tubim me bashkëfshatarët e tij të Gurbardhit.

Berisha përmes postimit në fb ka shprehur respektin dhe falënderimin ndaj bashkfashatarëve të tij për pritjen dhe mbështetjen derisa u është zotuar se do qeverisë me nderë.

Ai ka falënderuar edhe ish-kryetarin e komunës dhe njërin nga veprimtarët më të njohur në Komunën e Malishevës Gani Krasniqin.

Postimi i plotë:

Sonte kisha nderin të takohem me bashkëvendasit e mi të fshatit Gurbardh. Së bashku me veprimtarin e palodhur të çështjes kombëtare, me njeriun që është shembull i sakrificës dhe angazhimit qytetar dhe kombëtar, Gani Krasniqi dhe me Muhamet Bytyçin, kandidat për asamblenë komunale, shpalosëm programin qeverisës të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për komunën e Malishevës.
Pjesëmarrja masive e banorëve të Gurbardhit, është treguesi më i mirë se ndryshimi në Malishevë tashmë është i pashmangshëm. Mbështetja për ne vazhdimisht po rritet, qytetarët e kanë kuptuar se ndryshimi i vërtetë jemi ne. Ne zotohemi se gjatë mandatit tonë do të qeverisim me zell dhe me ndërgjegje, me punë dhe angazhim të palodhur që t’ia kthejmë këtij vendi besimin, krenarinë dhe dinjitetin.