Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Grushtohen LDK-ja në Zvicër, qendra në Prishtinë nuk deklarohet – Malisheva Press

Grushtohen LDK-ja në Zvicër, qendra në Prishtinë nuk deklarohet

LDK1Kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me sulmin kundër ing. Nazmi Pecit – anëtar i kryesisë dhe veprimtarëve të tjerë të degës së LDK-së në Zvicër, që ndodhi më 10.09.2016 në Langendorf (SO).

Kryetari i Degës, Shefqet Dibrani dhe anëtarët e kryesisë, shpjeguan para të pranishmëve për incidentin kundër Degës së LDK-së në Zvicër, ku, sipas tyre, pa asnjë shkas është sulmuar fizikisht njëri ndër themeluesit dhe veprimtari shumëvjeçar i Degës së LDK-së në Zvicër, Nazmi Peci.

Ata kanë kërkuar që edhe LDK, qendra në Prishtinë ta dënojë këtë akt dhune dhe të paarsyeshëm.

“Kryesia e Degës e gjykon këtë veprim të inskenuar, i cili, si i këtillë, cenon dhe njollosë kulturën demokratike dhe tolerancën politike, vlera trashëgimore këto që i kultivon dhe ruan  Dega e LDK-së në Zvicër. I gjithë skenari ndodhi pasi kryesia e Degës së LDK-së, pas ftesës së Haki Latifit, ka pranuar uljen në bisedime me Haki Latifin, Arif Baftiun dhe Ajet Avdylin të cilët janë padyshim skenaristët dhe përgjegjësit kryesorë për gjendjen e krijuar në Degën e LDK-së në Zvicër, që nga Kuvendi i VIII-të zgjedhor i mbajtur më 10 maji i vitit 2015 e deri në ditën kritike të 10 shtatorit 2016 në Langendorf të Solothurnit”, thuhet në komunikatën e LDK-së, dega në Zvicër, dërguar medieve.

Ata thonë se kryesia e degës është e vetëdijshme për korrektësinë e procesit zgjedhor në Degën e LDK-së në Zvicër, por, pavarësisht nga rrethanat e disfavorshme, vendosi që të ulet në biseda me palën e pakënaqur, me dëshirën dhe vullnetin më të madh të mundshëm për të dalë nga kjo situata dhe për t’i afruar divergjencat.

“Dhuna mbi ne ndodhi pa asnjë shkas, pa asnjë provokim dhe pa asnjë fyerje nga pala e Degës së LDK-së në Zvicër. Por, siç u vërtetua, Haki Latifi ka mbledhur rreth vetes edhe tipa që nuk njihen në opinion për aktivitet të mbarë dhe me të kluar të dyshimtë e të përfolur, siç është rasti edhe me Mustafë Belulin. Ndërsa, pretendimet e kësaj tresheje dhe ndonjë tjetri, të thëna në mjetet e informimit publik, sidomos nëpër rrjetet sociale,  janë tërësisht trillime të kulluara dhe përpjekje për të fshehur të vërtetën e një skenari të keq për të cilin mban përgjegjësi sidomos Haki Latifi dhe Ajet Avdyli me kërkesën e të cilëve u rikthyen këto bisedime”, thuhet në komunikatën e LDK-së, dega në Zvicër.

Me këtë rast, Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër, mori këto qëndrime dhe doli me këto kërkesa:

–          Dhuna fizike e ushtruar më 10 shtator 2016, ishte një skenar i organizuar dhe orkestruar për të prolonguar proceset zgjedhore dhe për t’i penguar veprimet demokratike në Degën e LDK-së në Zvicër, prandaj nuk do të lejohet kurrsesi që kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër, të bëhet nga grupe të interesit dhe banda të cilat mjet për të realizuar qëllimin, pos tjerash, e kanë dhunën fizike.

–          Në rrethanat e krijuara, të mos tentohet organizimi i ndonjë “kuvendi zgjedhor” në Degën e LDK-së  me metodat e nëntokës dhe duke manipuluar, pasi pasojat janë të paparashikueshme. Kryesia e LDK-së në Prishtinë  merr përgjegjësitë për të gjitha zhvillimet negative.

–          Tash e tutje, asnjë bisedë nuk mund të zhvillohet pa pranin e përfaqësuesve të LDK-së nga Prishtina.

–          Të gjitha deklaratat, reagimet dhe qëndrimet janë pjesë e punës kolektive të Degës së LDK-së në Zvicër, prandaj përpjekja për t’i kualifikuar ato si veprime vetëm të një individi, përkatësisht vetëm si qëndrime të kryetarit të Degës së LDK-së në Zvicër, kanë qëllime të caktuara dhe janë të papranueshme.

–          Dega e LDK-së në Zvicër dhe kryesia e  dalë nga Kuvendi VIII Zgjedhor  kanë legjitimet të plotë, prandaj e sugjerojmë kryesinë e LDK-së në Prishtinë, se duhet të bisedojë me kryetarin legjitim z. Shefqet Dibrani dhe kryesinë e Degës së LDK-së në Zvicër për t’i zgjidhur problemet, duke lënë prodhimin e akuzave publike.

–          Autorizohet kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër, Zotëri Shefqet Dibrani, që në afatin më të mundshëm të udhëtojë për në Kosovë, në mënyrë që me Kryesinë Qendrore dhe me komisionet përkatëse të ulen në dialog për t’i zgjidhur problemet për të cilat më së paku është fajtore Kryesia e tanishme e Degës së LDK-së në Zvicër. /KosovaPress/