Grupi teatral nga Malisheva fituese e çmimit për regjinë më të mirë

Grupi teatral i Qendrës Rinore të Malishevës, ka marr pjesë në Festivalin e Teatrove “Të Rinjtë në Skenë”, i cili është mbajtur në Obiliq dhe është i pari festival i këtij lloji me karakter garues.

Në këtë festival, grupi i teatrit të Qendrës Rinore, mori pjesë mëshfaqjen “Ehh letrat!”, dhe në fund të festivalit, shfaqja ka marrçmimin e regjisë më të mirë.

Regjinë e shfaqjes e ka bërëMarigona Ferati, ndërsa kjo shfaqje ishte përgatitur në kuadër tëprojektit “Kryetarët mbështesin aktorët e rinj”, në bashkëpunim me“Mitrix Culture”. /InfoKomuna/