Gruda: Ia keni huq me demarkacionin

gruda

Profesori i së drejtës ndërkombëtare Zejnullah Gruda është i bindur se Komisioni Qeveritar për Demarkacion ia ka huqur me marrëveshjen me Malin e Zi.

Gruda ka thënë se ka fakte të mjaftueshme se kanë ndodhur gabime në këtë proces dhe se Kosova humb në territor nga kjo marrëveshje.

“Demarkacioni është çështje shtetërore. Për zgjidhjen e çështjeve shtetërore mandatin e kanë deputetet. Këta duhet me mbrojt interesin shtetëror. Për këtë këta kanë argumente sa të donë” ka thënë profesori Gruda.

Po ashtu, Gruda është shprehur i gatshëm që t’i bashkohet çdo lloj tryeze për të diskutuar këtë problem, raporton “zeri.info”.

“Unë kisha shkuar në çdo konferencë për të dhënë kontributin tim. Nuk jam anëtar i asnjë partie, porse jam i bindur që e drejta është kjo që unë po them. Unë jam shumë i bindur në këtë që po them” ka deklaruar profesori Gruda për emisionin “InfoBox” të Radio Dukagjinit.