Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Gruaja me nevoja të veçanta, që i’u siguron punë edhe të tjerëve – Malisheva Press

Gruaja me nevoja të veçanta, që i’u siguron punë edhe të tjerëve

Reportazh përgaditur nga: Rozetë Telaku

Fatime Limaj 47 vjeçare dhe bashkëshorti I saj Jahiri edhe pse me nevoja të veçanta ( probleme në këmbë) janë shembull në shoqëri shkak I punës 14 orëshe në ditë që bëjnë rreth kultivimit të pemëve dhe perimeve.

Malishevë/Banjë,maj –  Agimet e hershme të mëngjesit I japin shpresë dhe vullnet për punë.Ajo nuk u bë barrë e askujt, nuk priti të trokitura në derë për ndihmë por përkundrazi të tjerët trokitën në derën e saj për punë, e kjo është Zj.Fatime nga Banja e Malishevës që punon rreth kultivimit të  pemëve dhe perimeve si tranguj, speca fidanë të ndryshëm, dredhëza dhe  konservimin e tyre.

“Që  prej 2006 ja kem fillu me 1 ari serrë mirëpo pas dy viteve në 2008  kom fitu nga Ministria e Bujqësisë 5 ari serrë”- thotë Limaj.

Projekte të tilla  komunale për përkrahjen në zhvillimin e kulturave perimore ( ngritjen e serrave) Komuna e Malishevës, respektivisht Drejtoria për Bujqësi  dhe Zhvillim Rural shpallë për çdo vit për të gjithë ata që punojnë.

Themelimi I shoqatës

Në nëntor të vitit 2009 ajo ka themeluar shoqatën  “Fatjona“  e cila është  funksionale që nëntë vite, shoqatë kjo e grave  fermere e udhëhequr nga  vetë ajo dhe ka rreth 26 anëtare të shoqatës , anëtare këto nga fshatrat e ndryshëm si Banja, Carralluka,Turjaka, Lumishta që punojnë në mënyrë vullnetare  punë të ndryshme kryesisht punëdore veshje tradicionale, fustana.

“Unë vetë në mënyrë vullnetare I marrë I dergojë në panaire të ndryshme, ju prezantojë punën e tyre e që është punëdore fustana, veshje tradicionale.Si shoqatë kemi marrë pjesë në panaire të ndryshme si në Kosovë(Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë, Malishevë) ashtu edhe në panaire jashtë vendit si në Shqipëri ( Elbasan,Tiranë) dhe në Maqedoni ku prezantojmë punën tonë” – shtoi ajo.

Kultivimi I “Pjeprit të hidhur”                                                      

Përveç angazhimeve në shoqatë Zj.Limaj bën kultivimin e pemëve dhe perimeve.Prej perimeve bën kultivimin e trangujve, specave por një lloj karakteristkë është “Pjepri I hidhur’’ .

Bimë  kjo shëruese për shumë sëmundje si për migrenën pastaj edhe per lukth , e rritë imunitetin, e normalizion sheqerin tha ajo.

Ajo theksoi se kultivimin e kësaj bime e kishte filluar për arsye se ajo dhe bashkëshorti I saj, të dytë kanë  vuajtur nga semundja e migrenës dhe pasi e kanë përdor kanë pasur efekte sheruese, pastaj edhe kërkesa për këtë  bimë ishte rritur duke pasur kerkesa edhe nga vende si Tetova, Presheva. Ndërsa në kultivimin e pemëve  ajo tha se  fokus të veçantë para 8 viteve ka pasur dredhezat që I ka kultivu në tokë të hapur dhe në serra .Një pjesë të tyre e ka shitur ndersa pjesen tjeter e ka konservuar si reçel dredheze, kompot dhe pekmez, pastaj edhe kultivimin e kumbulles dhe  konservimin e saj.

Hapja e pikës përpunuese e pemëve dhe perimeve dhe punëtoret sezonalë

Konservimin e pemëve dhe  perimeve Limaj e kishte bërë në mënyrë popullore, me duar mirëpo nga tetori I vitit  të kaluar ajo posedon pikën përpunuese të pemëve dhe perimeve.Hapja e kësaj pike u mundësua nga UNDP(Programi I Kombeve të Bashkuar për Zhvillim) së bashku me IADK-në (Iniciativa për zhvillim të bujqësisë në Kosovë)  dhe në bashkëpunim me Komunën.Kjo pikë përpunuese ka pajisjet që shërben për perpunim të pemëve dhe perimeve si aplikatori, pasterizuesin, blurësen e specave.

“Në këtë pikë kom punëtore sezonal që punojnë nga muaji shtator, tetor, dhe nëntor  Punëtoret kryesisht janë nga Banja dhe fshatrat  perreth ,në vitin 2016 kam pas vetëm 4 punëtore, ndërsa vitin e kaluar  kam pasur gjashtë punëtore sezonale nga fshati Bellanice, punëtoret që kanë punuar aty kanë  qenë mbajtese të familjeve, dhe të cilat burrat I kanë të humbur gjatë luftes në këtë mënyrë kanë marrë pagë dhe e kanë largu stresin, nervozën me punë”  –  shtoi Limaj.

Familja- motiv për të vazhduar tutje

Krahas  gjithe kësaj pune, ajo është bashkëshorte dhe nënë e tre fëmijëve. Ajo nuk la anash as shkollimin dhe edukimin  e fëmijëve.Vajza e saj ka përfundur Fakultetin Ekonomik(Banka ,Financa dhe Kontabilitet) , djali ka kryer shkollen e mesme menagjim biznesi tani në përfundim të fakultetit Banka dhe Financa dhe djali I saj I dytë ka përfunduar këtë vit shkollën e mesme.

“Ka qenë e vështirë që në të njëjtën kohë të punojë dhe te kujdesem për ta dhe në edukimin e tyre mirëpo përkrahja e madhe prej fillimit  e bashkëshortit, tani edhe prej fëmijëve që më kanë ndihmu dhe përkrahë çdo herë më ka bërë të vazhdojë tutje. Asht vështirësi e madhe por dëshirën më të madhe e kom pas kur ata kanë msu, janë shkollu”- theksoi ajo.

Hendikosi “shpia jem e dytë”

Ngrohtësinë përveq familjes  ajo e gjen në Hendikos ( organizatë kjo që ka seli edhe në komunën e Malishevës) në shtëpinë e saj të dytë siç e quan ajo,  e që është anëtare që nga viti 2000.

“Prej vitit 2000 jam anëtare e Hendikosit , 2001 jam zgjedh si përfaqesuese e  grave me aftësi të kufizuara, aty kem bërë angazhime të ndryshme si kurse per artizanat,rrobaqesi etj .Për rrobaqepësi jom diplomu aty, jam munu me I përkrah të gjithë aty  me pas besim në vetvete, me ec përpara mos me ngelë prapa. Hendikosi asht shpi jem e dytë, unë I përkrahi gratë vazhdimisht por shpirti dhe mendja um flen te personat me aftësi të veçanta sepse numri I tyre asht I madh dhe unë ka me u munu me i përkrah vazhdimisht “  tha ajo.

E teksa tregon që në vitin 2008,  që kanë qenë  86 anëtare me nevoja të veçanta vetëm në komunën e Malishevës, ajo  rrëfen për një ngjarje e cila I kishte mbetur në mendje “Kem kërku nga qeverisja e atëhershme e Malisheves gjatë kohës sa ishte në krye Isni Kilaj për një udhëtim në deti me I qu 20 persona me nevoja të veçanta.Unë per vete krenari dhe kenaqsi mat madhe se me pa ata tu u knaq s’kom ata um ka stimulu shumë” rrëfente Fatimja.

Ajo tha qe  gratë duhet me pas vetëbesim , të marrin guxim me punu se edhe ajo e ka nis punën me artizanat, ka punu me tri dizajnere dhe prej aty ka fitu mjete dhe ka ndërtu sera. E kjo do të thotë qe gjatë jetës ose pranojmë kushtet ashtu siç janë ose pranojmë për ti ndryshuar ato.