Graçanica i paguan strukturat paralele me buxhet të Kosovës

gracanica

Komunarët e Graçanicës e dëmtojnë buxhetin e Kosovës duke paguar edhe punëtorët që i japin përgjegjësi vetëm Serbisë.

Janë 8 punëtorë që janë paguar me mjete të buxhetit të Kosovës gjatë vitit 2015, ndërsa punojnë në institucionin që menaxhohet nga strukturat paralele, shkruan sot Koha Ditore.

Këto gjetje janë publikuar në Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për komunën e vogël që udhëhiqet nga serbët.

“Tetë punëtorë paguhen nga buxheti komunal programi i shëndetësisë, ndërsa punojnë në shtëpinë e shëndetit e cila nuk menaxhohet nga komuna, por nga strukturat paralele serbe. Shuma e pagave të tyre për vitin 2015 ishte 34,351€”, thuhet në Raportin e ZAP-it.