Grabitje me armë në Drenas, arrestohen të dyshimtit

foto grabitje

Policia e Kosovës njofton se dje në Drenasit ka arrestuar dy persona të dyshua për përfshirje në një rast të grabitjes, që ka ndodhur 30.03.2016 rreth orës 20:30, në fshatin Gllobar të komunës së Drenasit.

Rasti ka ndodhur, në një dyqan ku persona të dyshuar pasi kanë shtënë në ajër me armë zjarri, kanë arritur që nën kërcënimin e armës, të grabisin para të gatshme nga punëtorët e dyqanit, transmeton Koha.net.
Janë arrestuar të dyshimtit:
• Z. E, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
• B.M, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personave të arrestuar pasi që u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, me rekomandimin e Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
I dyshuari Z. E, dyshohet të jetë i përfshirë edhe ne një rast tjetër të grabitjes të ndodhur në tetor të vitit 2015, po në të njëjtin dyqan.