Google mëson fëmijët për sigurinë në internet

Kompania Google ka lansuar kampanjën gjatë së cilës do të edukojë fëmijët për t’u mbrojtur nga mashtrimet dhe problemet tjera në internet, është bërë e ditur të martën.

Planin e programit Be Internet Aware, Google e ka ndarë me disa grupe për siguri online, përfshirë Institutin për siguri online të familjeve, Koalicionin Mbaje internetin të sigurt dhe Lidhu i sigurt.

Mësimi është i dedikuar për fëmijët e moshës prej tetë deri 12-vjeç. Për ta bërë mësimin sa më argëtues, Google dhe partnerët e tij kanë krijuar lojën Interlend në mënyrë që fëmijët të njihen me sigurinë online, transmeton KosovaPress.

Google po ashtu inkurajon mësimdhënësit që të përdorin elemente të këtij programi gjatë mësimit.