Goditen me vezë nga opozita, Isa Mustafa e Hashim Thaçi

foto me veSot në vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës, Opozita ka gjuajtur me ve Kryeministrin Isa Mustafa dhe zevendësin e  tij Hashim Thaçi me vezë. Kanë qenë deputetet Albulena Haxhiu, Donika Kada Bujupi,Glauk Konjufca dhe të tjerë që kanë gjuajtur në drejtim të Kryeministrit. Ky aksion simbolik është bërë në kundërshtim të marrëveshjeve me Serbinë për Zajednicen dhe çështjet tjera të negociuara nga negociatoret e Kosovës. Por këtij sulmi me ve ju kanë kundërpërgjigjur edhe deputetet e pozitës duke hedhur shishe të xhamit në drejtim të deputetes Albulena Haxhiu dhe deputetëve tjerë. Opozita është e vendosur për të kundërshtuar këto marrëveshje që e Bosnjëzojnë Kosovën kanë thënë deputetet e Opozitës.