Glauk Konjufca: Qeveria u krijua për rehatimin e dostave, Teuta Rugova e Zafir Berisha janë ‘siguresat’ e saj

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, ka thënë se seanca e jashtëzakonshme e cila po vazhdon sot, është dashur të ndodh para tri javësh.

Ai ka thënë se Qeveria Haradinaj ka shpikur ministri për të rehatuar dosta.

“Këtu kemi ministri që janë shpikë me akomodu dosta . nga frika që kur të heqen deputetët që bëhen ministra, atëherë vijnë me radhë deputetë nga partitë tjera, PDK është detyru që asnjë deputet mos me bë ministër.”, ka thënë Konjufca, shkruan Periskopi.

Ai ka thënë se janë edhe disa vota ‘të sigurta’ për Qeverinë të cilat sipas tij, janë si lloj ‘siguresash’.

Thotë se fjalën e kishte për Teuta Rugovën dhe Zafir Berishën.

“Teuta Rugova, vota e siguresës… Edhe nëse u çu dikah në krah të shmajtë Zafir Berisha, po për këtë kushton një Ministri.”, ka thënë Konjufca.

“Kjo seancë e jashtëzakonshme është dashur të bëhet para tri jave, Kuvendi del tri javë me vonesë, mere me mend sa vështire ta kemi kru Kryeministri e vonon seancën, Haradinaj doli atë ditë para gazetarëve e tha se vjen në Kuvend me kusht”, tha Konjufca./Periskopi/