Gjykata Speciale me Grep apo Rrjetë

Islam_krasniqiTash pas aprovimit për ndryshim të amendamenteve kushtetuese që i hapi rrugën themelimit Gjykatës Speciale,si do të veprojë kjo e fundit, të ndjekë rrugën e EULEX-it & UNMIK-ut, të cilat me ardhjen në Republikën e Kosovë vetëm e njollosën UÇK-në dhe popullin e Kosovës apo do të sjellë drejtësi dukê e pastruar luftën e pasur të UÇK-së, apo ndoshta do të vazhdojë me avazin e vjetër ti bëjë punët lëmsh, sikur që ceka më lartë sepse edhe kjo është produkt e tyre por me një emër tjetër

EULEX-i erdhi në vendin tonë me pretendimin së do ta ndihmojë drejtësinë dhe se do  ti sulmoj peshqit e mëdhenj (liderët e korruptuar) mirëpo doli e kundërta jo qe nuk  i sulmoj peshqit e mëdhenj por vetëm i ushqej ata , u lehtësoj rrugën duke ju turbulluar ujin dhe duke u futur edhe vet me ta në ujë të ndotur, që do të thotë se me ndyrësirë  nuk mund te pastrohêsh por vetëm ndytësh me shumë.

Gjykata speciale si do ta gjykojë luftën e pastër të Kosovës, duke i sulmuar çlirimtarët me grep apo rrjetë, do i gjykojë një nga një apo të gjithë përnjëherë, ku në rrjetë mund të kapësh shumë, që në mesin e tyre mund të ketë edhe peshq kalimtar që kapën vetëm që kaluan andej, pa faj dhe kështu të i plotësohet dëshira e ndonjërit që ia vret syrin apo është pengesë për veprimin e tij në punë të pista po ashtu siç ishte rasti me misionet ndërkombëtare UNMIK-EULEX, të cilat nuk e ndihmuan vendin tonë as nuk i sollën drejtësi, por vetëm e ngulfatën me shumë, dhe u futën në krim dhe korrupsion.

Gjykata Speciale si mision i është mbivendosur Republikës së Kosovës,  ka pushtet ekzekutiv;  nuk i jep llogari institucioneve të vendit dhe  shpresojm, shpresojm që të punoin me  nderë dhe  moral të lartë e jo si misionët e  me  hershme  që kishin qënë të përfaqësuara  nga  njërz të krimit dhe  korrupsionit siq ishtë rasti me  UNMIK-un dhe EULEX-in, që erdhën nga  bashkësia  ndërkombëtare ta ndihëmojn vëndin tonë por qëllimi i tyrë ishtë vetëm që të behën milionerë, duke e  vjedhur një popull i cili është me i varfëri në europë .

Pjesëtarët e kësaj Gjykatë gëzojnë imunitet nga ndjekja penale për veprimet e tyre në Republikën e Kosovës. Dhe kjo është suspendim i drejtësisë, i demokracisë dhe shkelje e sovranitetit në Republikën e Kosovës.

Gjykatës Speciale vjen si pasojë e punës tonë apo çlirimtarëve, sepse mbase  përfundojë lufta u kapën pas politikës, pas pozitave, pas parave, u benë milioner brenda  natës, e  shitën gjithë pasurin e shtetit dhe për gjendjen e popullit as që ju interesonte.

Unë mendojë së kjo Gjykatë nuk do të sjellë rezultate, sepse do të udhëhiqet nga  anëtarët e EULEX-it, një dëshmon me vetë faktin së Eulex-i ka hapur konkurs që do të punësoj hetues për krime lufte në kuadër të njësisë për krime të tilla, hetues për krim të organizuar, prokuror e gjykatës ndërkombëtar, ku gjithsej janë shpallur plotë124 pozita të lira, në prag të themelimit të Gjykatës Speciale,.që do të thotë së po përgatitën dhe  trajnohen për fushëveprimin tyre.

Nëse vërtetë Gjykata Speciale do të punojë dhe të respektojë ligjin për të cilin është themeluar që të pastrohet lufta e pastër e UÇK-së dhe veprimet e saj 1998-2000, atë herë mirë së na vjen, sepse do ti çlirojë çlirimtarët të cilët mbahen prapa hekurave padrejtësisht me urdhër të zagarëve të Serbisë apo edhe dikuit tjetër që nuk ja do të mirën këtij vendi.

 

Mr.sc.Islam Krasniqi