Gjuriq shëtitet nëpër Kosovë, Serbia arreston Hilmi Kelmendin nën dyshime për krime lufte

foto-3Hilmi Kelmendi, 36 vjeç, nga Gjakova, është arrestuar të premten nga autoritetet e Serbisë. Ai dyshohet për krime lufte të kryera në Kosovë.

Kelmendi ishte duke ardhur për pushime në Kosovë nga Gjermania, ku jeton tash e dymbëdhjetë vjet.

Ai është ndalur nga autoritetet serbe mes të premtes dhe të shtunës për gjoja krime lufte të kryera në Kosovë gjatë viteve 1998-99.

Lajmin për arrestimin e tij ia ka konfirmuar KTV-së familja e Kelmendit.

Ky arrestim vjen në ditën kur Marko Gjuriq ka paralajmëruar vizitë në Leposaviq për të diskutuar me përfaqësuesit e Trepçës në veri.