Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Gjuriq, këmbëngul se “Zajednica” ka kompetenca ekzekutive – Malisheva Press

Gjuriq, këmbëngul se “Zajednica” ka kompetenca ekzekutive

gjuriqDrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, këmbëngul se Asociacioni i Komunave serbe (AKS) ka kompetenca ekzekutive. Gjuriq ka shtuar se AKS do të formohet edhe për të kundërshtuar majorizimin në institucionet e Kosovës.

Në prag të takimit të 25 gushtit në Bruksel, ai ka theksuar se pala serbe shkon atje me “dëshirën e sinqertë për të normalizuar marrëdhëniet”.

Sipas tij, transmeton Koha.net, të hënën së pari fillojnë bisedimet e ekspertëve, ndërsa të martën është planifikuar takimi i kryeministrit të Serbisë dhe të delegacionit të saj me kryeministrin e Kosovës dhe delegacionin e saj me ndërmjetësim të Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

I pyetur nëse Beogradi, eventualisht, do të pranonte ndonjë kompromis nëse që më 27 gusht në Vjenë të mos shkohet pa ndonjë rezultat në Konferencën për Ballkanin Perëndimor, ai ka thënë se Beogradi qëndron fuqimisht në pozicionet e veta.

Sipas fjalëve të tij, disa politikanë shqiptarë të Kosovës dialogun nuk e shikojnë si mjet për normalizimin e pajtim, por për arritjen e qëllimeve që nuk kanë mundur t’i kenë me metoda të tjera”.

Gjuriq ka akuzuar Prishtinën se nuk po e respekton marrëveshjen, ndërsa ka shtuar se Serbia është ajo që i respekton të gjitha!

Ai ka përsëritur se formimi i AKS-së do t’iu mundësonte serbëve të Kosovës të administrojnë punët e veta, t’u sigurojë perspektivë, t’i mbrojë nga majorizimi në institucione, asimilimi etj. ndërsa ka shtuar se pret që Beogradi të ketë mundësi financimi të drejtpërdrejtë të AKS-së.

Duke kundërshtuar përpjekjet e Prishtinës se AKS nuk ka kompetenca, Gjuriq ka thënë se dokumenti që të dy palët e kanë harmonizuar do të jetë përgjigja më e mirë në qëndrimet e tilla të kryeministrit Isa Mustafa dhe të ministres për Dialog, Edita Tahiri.