Gjuriq: Jemi të gatshëm të luftojmë në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, duke marrë pjesë në kremten fetare të Mitrovicës së Veriut, “Mitrovdan”, ka kërcënuar se serbët dhe Serbia do të luftojnë në Kosovë për ta mbrojtur, siç ka thënë ai, “atë që është e jona”, shkruan sot Gazeta “Zëri

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka marrë pjesë në kremten fetare të qytetit të Mitrovicës së Veriut, “Mitrovdan”, të mërkurën dhe me atë rast i ka ftuar serbët e veriut të Mitrovicës, të mbledhur në sheshin “Shumadija”, që të luftojnë bashkë me Serbinë, siç ka thënë ai, “për atë që është e jona”.

Ai ka siguruar se “derisa jemi të gatshëm të luftojmë për atë që është e jona kurrë nuk do të humbim”, shkruan tutj