Gjuriq: Edita Tahiri është qytetare e Serbisë

gjuriq-bashk-euml-sia-nd-euml-rkomb-euml-tare-e-sheh-interesin-e-saj-n-euml-aks-n-euml_hd-780x439I ashtuquajturi shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha sot se e priste në veri të Kosovës ardhjen e paparalajmëruar të ministres për Dialog, Edita Tahirin, ku, siç tha ai, “”është kontrabanduar me një Dacia të vjetër”.

“Kjo është shprehje e papërgjegjësisë personale dhe nuk ka nevojë askush të kontrabandohet. Edita Tahiri është qytetare e Serbisë. Ajo mundet, si qytetare e Serbisë, të bisedojë edhe këtu e edhe në Beograd; ajo mund të bisedojë me përfaqësuesit e autoriteteve qendrore nëse ka ndonjë gjë për të porositur”, ka thënë Gjuriqi, transmeton “Zeri.info”.

“Tahiri dhe Isa Mustafa, me mënyrën se si po lëvizin nëpër Kosovë, po përpiqen të ma vjedhin famën”.