Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë sfidon Drejtorin e Arsimit – Malisheva Press

Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë sfidon Drejtorin e Arsimit

Në muajin korrik të vitit 2017, pra pothuajse në fund të legjislaturës së kaluar, Kuvendi Komunal në Malishevë, kishte marr një vendim të pazakontë, kur kishte vendosur të ndaloj ekskursionet për maturantët malishevas që të vizitonin Shqipërinë.

Arsyet të cilat ishin përmendur atëherë nga iniciuesit e kësaj çështje e që realisht edhe përkundër mospajtimeve dhe kritikave të shumta nga anëtarët e kuvendit, megjithatë me një diferencë të ngushtë të votave Kuvendi Komunal pati marr një vendim të tillë për ta ndaluar ekskursionin e nxënësve në Shqipëri.

Iniciuesit e këtij vendimi ndër tjerash ndërlidheshin me nivelin e dobët të organizimit të këtyre vizitave, si nga ana e DKAE-së, po ashtu edhe nga shkollat, e që një vendimi i tillë realisht ishte një ndalesë e padrejtë ndaj nxënësve, sepse kjo ndalesë po bëhej pa fajin e tyre, nga se përgjegjës për gjitha procedurat organizative në këtë drejtim janë stafi menaxhues i shkollave dhe Drejtoria Komunal për Arsim dhe Edukim.

Por, edhe ashtu si duket përfillja e këtij vendimi dhe respektimi i tij ende pa u bërë një vit po merr fund, sepse maturantët e shkollave të mesme në Malishevë si duket nuk e kanë ndërmend të mbesin peng i këtij vendimi të padrejtë siç e quajnë ata të Kuvendit Komunal.

Malishevapress/ nga burimet e saj brenda Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, ka marr vesh se maturantët e kësaj shkolle të përkrahur edhe nga drejtori dhe disa profesor, kryesisht kujdestarë të klasave të XII-ta, kanë filluar tash e sa ditë përgatitjet për të realizuar ekskursionin e tyre në Shqipëri. Po ashtu sipas burimeve tona për lejimin e organizimit të ekskursionit të nxënësve janë pajtuar edhe një numër i madh i prindërve të cilët kanë nënshkruar PRO shkuarjes së fëmijëve të tyre në këtë ekskursion. Dhe me gjasë kjo vizitë e maturantëve të Gjimnazit “Hamdi Berisha” do të realizohet në ditët në vijim, pra me të përfunduar pushimi pranveror dhe detajet tjera rreth këtij organizimi.

Ashtu siç po rrjedhin gjërat do të jetë kjo një sfidë e hapur nga ana e Gjimnazit “Hamdi Berisha” që si duket ka vendosur që të mos  përfillë vendimet e DKAE-së në Malishevë, po ashtu kjo e fundit në pamundësi për ta zbatuar vendimin deri në fund për ta ndaluar ekskursionin e nxënësve, do ta ketë mjaftë të vështirë edhe organizimin e kësaj vizite gjë për të cilën vazhdimisht ka marr kritika të ashpra si në kuvend po ashtu edhe nga qytetarët.