Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë ua mbyllë derën nxënësve i lenë ata në të ftohtë (Foto)

Sot, edhe pse temperaturat ishin nën 0 gradë celsius, kjo nuk i ka bërë fare përshtypje drejtorit dhe stafit menaxhes të Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë. Ata i kanë mbyllur dyert e shkollës duke i lënë në të ftohtë nxënësit që ta presin përfundimin e pushimit të gjatë prej 30 minutave sa është i përcaktuar në orarin e kësaj shkolle.

Nxënësit e “mërdhirë” nga të ftohtit kanë thënë për redaksinë e Malishevapress., se një gjë e tillë ndodh vazhdimisht në këtë shkollë edhe pse ata nuk pajtohen me orarin e caktuar ku në bazë të të cilit atyre u lejohet 30 minuta pushim i gjatë e sidomos ky orar është i papërshtatshëm gjatë sezonit të dimrit. Mirëpo sipas tyre kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga drejtori i shkollës me urdhër të cilit është bërë ky ndërrim i orarit dhe po ashtu ai nuk lejon që nxënësit të qëndrojnë brenda në shkollë edhe në ato raste kur mbretëron mot i ftohtë dhe reshje atmosferike, siç ishte rasti i sot.