Gjendje e tmerrshme në Gjimnazin ”Hamdi Berisha” në Malishevë (foto)

Gjendja e infrastrukturës në Gjimnazin Hamdi Berisha në Malishevë është jashtë çdo standardi infrastrukturor por edhe shëndetësor.

Kjo shkollë ndonëse si ka ende 30 vite prej se është ndërtuar, gjendja brenda saj vazhdon të jetë nën kushtet minimale higjienike dhe infrastrukturore.

Më shumë se 3 herë janë ndarë mjete për renovimin e këtij objekti por tenderomania dhe mungesa e përkujdesjes adekuate kanë bërë që të vij deri tek kjo gjendje.

Malishevapress ka siguruar fotografi të cilat flasin më së miri për gjendjen në këtë shkollë ku shihen muret e dëmtuara nga uji i kanalizimit e që ka depërtuar edhe tek kabllott e rrymës i cili përbën rrezik të lartë për sigurinë dhe shëndetin e nxënësve dhe profesorëve të kësaj shkolle.