Gjendje e rëndë nga vërshimet në Suharekë (Foto)

Në qytetin e Suharekës, reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha pothuajse në çdo fshat.

Kjo vërehet edhe në disa fotografi të publikuara nëpër rrjete sociale. Për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të Suharekës, janë parë në terren edhe ekipe emergjente nga komuna dhe zyrtarët policor.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj në facebook ka shkruar se të gjithë mekanizmat po punojnë për përmirësimin e gjendjes.

“Qyteti dhe shumë fshatra natën e kaluan nën ankth nga vërshimet. Megjithatë ishim me fat që humbjet i patëm vetëm materiale. I falënderoj qytetarët, zjarrfikësit, policët dhe të gjitha ekipet tjera emergjente që bashkë deri në orët e mëngjesit qëndruam për ta tejkaluar këtë. Institucionet komunale do të veprojnë me të gjitha mekanizmat për t’iu kthyer normalitetit”, ka shkruar Muharremaj.

Reshje të shiut gjatë këtyre ditëve do të ketë në gjithë Kosovën.