Gjendet i vdekur një burrë në Istog

Një person është gjetur pa shenja jetë të hënën rreth orës 14:00 në fshatin Tomoc të Istogut.

Sipas Policisë së Kosovës viktima mashkull është gjetur në një livadh të fshatit, shkruan GazetaFokus.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësit relevante, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion

Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin/GazetaFokus