Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Gjendet i vdekur Enver Kelmendi nga Balinca – Malisheva Press

Gjendet i vdekur Enver Kelmendi nga Balinca

enveri-640x380Enver (Liman) Kelmendi nga Malisheva që ishte zhdukur që nga mëngjesi i së dielës është gjetur i vdekur të hënën rreth orës 18:30, njofton Klan Kosova.

Lajmin për gjetjen e turpit të pajetë të Enver Kelmendit e ka konfirmuar për Klan Kosovën një familjar i të ndjerit (dhëndri i tij).

Trupi i pajetë i Kelmendit është gjetur në bagazhin e veturës së tij në fshatin Carravranë, ka treguar familjari i viktimës.

Kelmendi për herë të fundit i gjallë ishte parë në qytetin e Malishevës dhe më pas nuk kishte pasur kontakt nga ai.

Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së Kelmendit.

Sipas policisë së Malishevës, viktima nuk ka pasur të kaluar kriminale dhe njihej si personi i qetë nga të gjithë dhe se nuk ka asnjë telashe me askënd.

Makina e viktimës është Golf katër, ngjyrë e hirit.

Pas gjetjes së trupit, policia ende nuk ka qenë e qasshme për të treguar nëse janë në ndjekje të dikujt, apo kanë të dyshuar për këtë rast.