Gjendet i vdekur Abedin Bytyçi

fb_img_1482877704014Policia e Kosovës sot ka gjetur trupin e pa jetë të Abedin Bytyçit nga Theranda.

Polocia për zhdukjen e tij ishte njoftuar me 7 tetor të këtij viti, ndërsa kishte arrestuar edhe një të dyshuar për rrëmbim të tij.

Burime të MalishevaPress bëjnë të ditur se i ndjeri është gjetur në fshatin Studençan të Therandës, po sipas këtyre burimeve ende të pakonfirmuara trupi i tij ishte i djegur, ndërsa është dërguar për obduksion.

Bytyqi ishte i lindur më 1972 dhe ishte me banim në Prishtinë.