Gashi viziton Qendrën Sociale: Do ti shqyrtojmë kriteret e dhënies së ndihmave sociale

Mursel Gashi i PDK-së ka vizituar së bashku me kandidatët për kuvend komunal Osman Krasniqi, Bekim Hoti, Raimonda Krasniqi dhe Ruzhdi Kryeziu Qendrën për punë sociale, ku janë takuar me drejtorin z.Blerim Begaj.

Gashi ka thënë se bashkëpunimi i ndërsjelltë në mes Komunës e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale do të fuqizohet si dhe kriteret e dhënies së ndihmës sociale do të shqyrtohen.