Gashi viziton bizneset: premton krijimin e parkut të biznesit

Kandidati i PDK-së Mursel Gashi ka vizituar firmën Dijamanti e cila vepron në Malishevë dhe në parkun e biznesit në Drenas.

Gashi ka premtuar që brenda 2 vjeçarit të parë do të plotësojnë kushtet e nevojshme nga ana e komunës, për krijimin e parkut të biznesit edhe në Malishevë, që afaristët të cilët gjenerojnë shumë vende pune të reja mos të ikin nga Malisheva.

Ai gjithashtu ka thënë se do të lehtësojnë procedurat e regjistrimit në parkun e biznesit dhe do ta rregullojnë infrastrukturën përcjellëse.