Gashi premton angazhim maksimal ndaj kërkesave qytetare (foto)

Kandidati i PDK-së për Kryetar Komune Mursel Gashi ka mbajtur tubim me banorët e fshtarave Bubavec, Kijevë dhe Gulluboc.

Sipas njoftimit përmes fb të bërë nga PDK qytetarët janë të indinjuar dhe të lënë pasdore nga pushteti actual.

Gashi ka premtuar angazhimin e tij maksimal ndaj kërkesave të qytetarëve

Postimi i plotë:

Në kuadër të fushatës zgjedhore sonte takuam anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së në fshatrat Bubavec, Kijevë dhe Gulluboc.

Ata të indinjuar dhe të lënë pas dore nga pushteti aktual na shprehën shqetësimet dhe nevojat e tyre. 
Për Kijevën me rrethinë i sigurova që secila kërkesë e tyre do të ketë angazhimin tim maksimal gjatë qeverisjes sime, në mandatin që po vjen.

Ata përveq përkrahjes të kandidaturës sime për kryetar gjithashtu premtuan përkrahjen për kandidatët për asamble që vijnë nga këto fshatra.