Gashi i PDK-së në Astrazup prezanton shtyllat e programit të tij qeverisës

Kandidati nga PDK-ja për kryetar komune Mursel Gashi ka shpalosur shtyllat e tij të programit qeverisës në fashtin Astrazup.

Në mbështetje të tij ishte edhe Fatmir Shurdhaj  ku së bashku takuan banorët e këtij fshati.

Postimi i plotë:

Astrazupi i bindur për ndryshimin.

Së bashku me ish-deputetin dhe zv.ministrin e nderuar z.Shurdhaj dhe me bashkëpuntorët tjerë takuam fshatin e mjekëve, sportistëve e të intelektualëve të parë.

Paraqita shtyllat kryesore të planit qeverisës për mandatin e ardhshëm por përfundimi i infrastrukturës, ngritja e cilësisë në arsim dhe ndryshimi i master-planit për ndërtimin e QMF-së në këtë fshat janë prioritet në qeverisjen tonë për këta banorë.

Garancë për ngritjen e zërit të tyre në kuvendin komunal do të jetë edhe kandidati për asamble Ali Morina me numër 14.