Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Gashi akuzon Begajn për keqpërdorime të shumta gjatë qeverisjes së tij – Malisheva Press

Gashi akuzon Begajn për keqpërdorime të shumta gjatë qeverisjes së tij

Mbrëmë në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), në kuadër debatit të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 19 nëntorit kandidatët për kryetar të Komunës së Malishevës kanë prezantuar ofertën e tyre për qeverisjen e Malishevës në katër vitet e ardhshme.

Kujtojmë se në raundin e dytë në garë janë kandidati nga Nisma për Kosovën, Ragip Begaj dhe Mursel Gashi nga PDK-ja.

Mursel Gashi kandidat për kryetar të Malishevës nga PDK-ja, në fund të debatit theksoi se pret që të fitojë më 19 nëntor. “Ka pasur premtime të pakryera nga Z.Begaj, dhe unë pres që në Malishevë të ketë ndryshime, dhe duhet të ketë ndryshime”, tha ai mbrëmë në RTK. Po ashtu, Gashi ka akuzuar kryetarin Begaj për keqpërdorime në shumë fusha gjatë udhëheqjes katër vjeçare në Malishevë.