Garës për kryetar të Malishevës i hynë këta 9 kandidat (Dokument)

Tashmë kur po i ofrohemi edhe fillimit të fushatës elektorale dhe kur të gjitha subjektet politike po bëjnë përgatitjet përfundimtare për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, janë bërë publike edhe emrat e kandidatëve për Kuvendin Komunal dhe kandidatët për kryetar të Komunës së Malishevës.

Në garën për të parin e Malishevës do të garojnë 9 kandidatë, kjo është një indikator se në këto zgjedhje pritet një garë e fortë edhe në Malishevë, sidomos pas zgjedhjeve rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit ku trendi i votës ka pësuar ndryshime të mëdha dhe është më së e sigurt se në Malishevë do të ketë balotazh.