Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Gani Thaçi e “kurdisi” zgjedhjen e drejtorit të Sigurimeve – Malisheva Press

Gani Thaçi e “kurdisi” zgjedhjen e drejtorit të Sigurimeve

bks-1-696x392

Me përkrahjen e parezervë të Gani Thaçit, vëllait të presidentit të Kosovës, Blerim Pushkolli është zgjedhur drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve. Pushkolli paraprakisht e ka zgjedhur Komisionin që e ka intervistuar atë

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka aprovuar vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) për zgjedhjen e Blerim Pushkollit në cilësinë e drejtorit të ri të BKS-së. Burime të besueshme të gazetës “Zëri” thonë se aprovimin e drejtorit të ri e ka bërë zëvendësguvernatori i BQK-së, pasi që kjo përgjegjësi atij u është bartur nga guvernatori Bedri Hamza.

Për të ardhur në këtë pozitë, Pushkolli ka pasur edhe përkrahjen e ushtruesit të detyrës së drejtorit aktual të Byrosë Gani Thaçit, i cili është vëllai i presidentit Hashim Thaçi.

Pushkolli ka ardhur në këtë pozitë, ndonëse ditë më parë auditori brendshëm kishte konstatuar shkelje serioze gjatë procesit zgjedhor. Gazeta “Zëri” ditë më parë ka raportuar se procesi i përzgjedhjes së drejtorit të ri nga auditori i brendshëm i BKS-së është parë si i manipuluar…(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)