Gani Krasniqi dhe Nexhat Kryeziu kandidatët e VV-së për deputetë nga Malisheva

Lëvizja Vetëvendosje në Malishevë ka bërë publik kandidaturat e saj për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit.

Mbrëmë njëri ndër udhëheqësit e kësaj qendre Muhamet Bytyçi nëpërmjet një statusi në facebook ka publikuar kandidaturat e kësaj partie.

Bytyçi ka thënë se ndihet krenar që qendra në Malishevë ka përzgjedhur këta persona për t’i kandiduar, duke treguar se Gani Krasniqi është veprimtar i çështjes kombëtare dhe një nga personalitet kyçe të UÇK-së, i burgosur politik dhe siç ka thënë ai edhe si Kryetari më i mirë i Malishevës deri më tani. Ndërsa për Nexhat Kryeziun ka thënë se është njëri ndër ekspertët më të mirë të ekonomisë, që ka udhëhequr institucione të rëndësishme si Banka Qendrore, Ndërmarrja Publike Banesore etj.

Po ashtu edhe faqja zyrtare e kësaj qendre nëpërmjet një postimi në facebook-un ka prezantuar kandidatët për deputet Gani Krasniqi dhe Nexhat Kryeziu.

Më poshtë postimi i plotë i z. Bytyçi:

Krenarë që Lëvizja VETËVENDOSJE! qendra në Malishevë, ka përzgjedhur kandidatët për deputetë të Kuvendit të Republikës Gani Krasniqin dhe Nexhat Kryeziun.

Dy fjalë për kandidatët e Qendrës tonë.

Gani Krasniqi është veprimtar i çështjes kombëtare, një nga personalitetet kyqe të UCK-së, i burgosur politik dhe një nga aktivistet e hershem politik i angazhuar për liri e çlirim.
Gani Krasniqi ishte kryetari më i mirë i Malishevës në gjithë vitet e pasluftës. Njeriu që ka qëndruar vertikalisht gjithmonë, duke i shërbyer qytetarit, mbetet një nga aktivistet politik me energjik që kam njohur ndër këto vite.

Nexhat Kryeziu është një nga ekspertet e ekonomisë që me përgjegjësi të lartë profesionale e morale ka udhëhequr institucione më rëndësi në vend. Duke filluar nga Banka Qendrore, Ndërmarrja publike banesore e deri puna që bënë në Universitet.
Malisheva e ka një rast të mirë të zgjedhë kandidat të denjët që përfaqësojnë interesat qytetare të Malishevës dhe Kosovës. Kandidatët e Lëvizjes VETEVENDOSJE!

Suksese Baci Gani dhe Nexhat! Na priftë e mbara!