Futboll: Lirim Kastrati nga Turjaka fiton kupën e Italisë me ekipin e tij Roma

Lajmet nga Roma për suksesin e futbollistit nga Malisheva, Lirim Kastrati nuk kanë të ndalur.

Klubi i të rinjve të Romës ku luan Lirimi janë fituesit e Kupës së Italisë në ‘Primavera’, ku kanë fituar në finale ndaj Virtus Entellas me rezultat 2-0.

18-vjeçari Lirim Kastrati i cili është nga Turjaka e Malishevës luan në ekipin e dytë të Romës por disa herë është parë duke ushtruar me ekipin e parë të Romës