Fushata kundër rriqrave ka vazhduar sot në dezinfektimin e hapësirave në fshatin Drenoc

Fushata e dezinsektimit selektiv të zonave endemike në Komunën e Malishevës, ka filluar sot dhe do të vazhdoj edhe nesër dhe pasnesër në fshatin Drenoc. Më 11 korrik, do të spërkaten zonat në lagjen e Lacajve, më 12 korrik, lagjja e Shurdhanëve dhe me datë 13 korrik, lagjja  e Tupanëve.

Aktiviteti i dezinsektimit selektiv është i paraparë me Planin Strategjik për Parandalimin dhe Luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo.

Ky njoftim, shërben edhe për bletarët të cilët duhet të kenë kujdes të shtuar ndaj bletëve gjatë ditëve kur bëhet dezinsektimi selektiv.

Për fshatrat tjera do të ketë njoftim të ri në kohë reale.

Shtabi lokal për parandalimin dhe luftimin e EHKK