Fundjava, mot me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtyre dy ditëve të vikendit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion normal dhe stabil atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi deri 5m/s. /Telegrafi/