Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
“Ftyra” bashkëpunëtori i Limajt, propozohet për drejtor të Agjencisë për Krahasime dhe Verifikim të Pronës – Malisheva Press

“Ftyra” bashkëpunëtori i Limajt, propozohet për drejtor të Agjencisë për Krahasime dhe Verifikim të Pronës

Ish- ushtari i zv.kryeministrit të Kosovës, Fatmir Limaj është propozuar për drejtor të Agjencisë për Krahasime dhe Verifikim të Pronës.

Naser Shala, i njohur gjatë luftës me nofkën “Ftyra” do të garojë me Florije Kikën për pozitën e drejtorit të kësaj Agjencie.

Për drejtor do të vendosë Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës i ka dërguar në Kuvend emrat e kandidatëve për drejtor dhe zëvendësdrejtor të Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë për Krahasime dhe Verifikim të Pronës.

Janë propozuar Naser Shala dhe Florije Kika për pozitën e drejtorit të Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë për Krahasime dhe Verifikim të Pronës. Kurse, Milaim Çekaj dhe Mark Buzhala janë propozuar për postin e zëvendësdrejtorit të kësaj Agjencie.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, i ka pranuar këto propozime të kryeministrit dhe në mbledhjen e radhës do të hyjnë në rend të ditës.

Komisioni sipas procedurave do t’i rekomandojë në seancë për votim.

Naser Shala ka qenë i akuzuar më 25 korrik 2011 së bashku me Fatmir Limajn nga Prokuroria Speciale për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës në rastin “Kleçka”.

Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte shpallur të pafajshëm Limajn dhe nëntë bashkëluftëtarët e tij. 

Ndërkaq, Gjykjata Supreme e Kosovës përfundimisht më 24.05.2017 kishte vërtetuar pafajësinë e këtyre të akuzuarve.

Gazeta JNK, ka siguruar CV-të e katër kandidatëve të propozuar në Kuvend nga Kryeministri.

Bazuar në CV-në e tij, Naser Shala që nga tetori i vitit 2017 është menaxher i furnizimit të shitjes në ‘Potreloum Coke Kosovo’ në Prishtinë. Pozitë të njëjtë kishte pasur edhe në ‘Team Oli Sh.P.K’ si menaxher i furnizimit, nga marsi deri në tetor të 2017.

Shala, nga janari i vitit 2004 deri në janar 2017 ka mbajtur pozitën menaxher kryesor në Barnatoren Qendrore, QKUK.

Shala është ekonomist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës.

Kundërkandidatja Florije Kika ka punuar në Agjencinë e Pronës që nga viti 2009. Kjo Agjenci e ka ndërruar emrin së fundmi. Nga korriku i vitit 2014 është U.D zëvendësdrejtore / drejtore ekzekutive në Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Kika është juriste e diplomuar në Universitetin e Prishtinës. Për drejtimin e juridikut është e diplomuar edhe në Master. Ndërkaq, ka përfunduar edhe provimin e Jurisprudencës.

Nga nëntori 2010 deri në korrik 2014 krye-sekretare e Implementimit në Agjencinë kosovare të Pronës. Nga prilli i vitit 2009  deri në tetor 2010 ka qenë udhëheqëse ekipi / Njësia e Mbylljes në AKP.

Nga maji 2005 deri në prill 2009 ka punuar në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.

Mark Buzhala është i diplomuar në nivelin Master në Ekonomi në Universitetin e Europës Juglindore në Maqedoni. Ndërsa, bachelorin për ekonomi e ka përfunduar në UP.

Nga shtatori i vitit 2015 është udhëheqës i zyrës së ‘Caritas Kosova’ në Klinë dhe asistent i programit në projektin për komunitetin RAE.

Për dy vjet, nga gushti i vitit 2013 deri në vitin 2015 ka qenë konsulent biznesi. Në vitit 2011- 2013 ka udhëhequr Drejtorinë e Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë në Komunën e Klinës.

Për 5 vjet ka punuar në Autoritetin Rregullativ të Telekomunikacionit.

Gjatë viteve 2009 – 2010  ka punuar si zyrtar në zyrën e administratës së Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit. 2006 – 2009 e ka udhëhequr këtë zyrë dhe nga vitit 2005 deri në vitin 2006 e ka bërë analizën e tregut në Autoritetit Rreguillativ të Telekomunikacionit. Nga vitit 2005 ka punuar si konsulent i jashtëm në Institutin Kosovar për Administratë Publike.

Milaim Çekaj nga janari i vitit 2010 udhëheq zyrën regjionale në AKP, në Pejë. Në vitin 2009 ka qenë ushtrues detyre i kësaj pozite. Nga viti 2007 deri në 2009 ka qenë zëvendësdrejtori i AKP-së në Pejë. Nga 2006 deri në 2007 ishte udhëheqës në Departamentin e Operacioneve. Shkurt – gusht 2016 ka qenë udhëheqës i Departamentit të Personelit në UNMIK. Është i diplomuar si inxhinier i agrikulturës në UP.

Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) e pason Agjencinë Kosovare të Pronës.

AKKVP-ja është themeluar me miratimin nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 9 qershor 2016.

Kjo Agjenci ka për mandat të pranojë, krahasojë dhe përmes Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona (KVVP) të zgjidhë dallimet dhe mos pajtueshmëritë në mes të dokumenteve kadastrale origjinale të para qershorit të vitit 1999, të cilat janë marrë nga Kosova nga autoritetet serbe dhe të dokumenteve kadastrale aktuale në Republikën e Kosovës, për pronën private, pronën private komerciale dhe pronën private të bashkësive fetare.