FSK monton një urë metalike në Shqipëri (Foto)

Një kontingjent i FSK-së, me urdhër të komandantit të tyre Rrahman Rama udhëtoi ditë më parë për në Republikën e Shqipërisë për të ndihmuar Shqipërinë në sanimin e pasojave pas vërshimeve.

Batalioni i Xhenios i FSK-së, në Shqipëri, filloi ngritjen e urës mobile “Mabey Johnson” në fshatin Zemlak të prefekturës së Korçës.

Xhenierët e FSK-së, vazhdojnë me sukses punimet në ngritjen e urës, dhe me intensitet të shtuar në ndërtimin e urës që do të jetë në shërbim jo vetëm të banorëve të fshatit por edhe të banorëve të zonës.

Operacioni është duke u realizuar pa ndonjë problem, kurse pjesëtarët e FSK-së, janë duke dhënë maksimumin në ndërtimin e kësaj ure në afatin sa më të shkurtë kohorë.

Mbështetja e xhenierëve të FSK-së, nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, po ashtu edhe nga prefektura e Korçës, janë në nivelin më të lartë./Indeksonline/