Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
FSK-ja vihet në kërkim të personit të zhdukur nga Malisheva (Foto) – Malisheva Press

FSK-ja vihet në kërkim të personit të zhdukur nga Malisheva (Foto)

Ekipet e kërkim- shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dje filluan operacionin e kërkimit të një personi me inicialet M.B nga fshati Gurbardh, kuvendi komunal i Malishevës.

Forca e Sigurisë së Kosovës është angazhuar në operacion kërkimi në rajonin e Malishevës me vendim të ministrit Rrustem Berisha dhe me urdhër të Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pas kërkesës së bërë nga Kuvendi Komunal i Malishevës.

Ekipit e FSK-së të Kërkim-Shpëtimit në Male, gjithsejtë 18 pjesëtarë dhe njësia K-9 (njësia manovruese me qenë të stërvitur), janë në bashkëpunim të vazhdueshëm edhe me institucione tjera si dhe vullnetarë të shumtë.

Operacioni i kërkimit është në vlugun e tij dhe se FSK do të vazhdojë kërkimet më tutje.