Frikë nga bosnjëzimi i Kosovës

isa_aleksanderKundërshti të forta ka prodhuar marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të cilën një ditë më parë Kosova dhe Serbia e kanë mbërritur në Bruksel. Ky mekanizëm, sipas opozitës e shoqërisë civile, do të krijojë nivelin e tretë qeverisës në vend, shkruan sot Koha Ditore.

Bashkimi Evropian e ka publikuar të mërkurën përmbajtjen e marrëveshjes, sipas së cilës komunat me shumicë serbe mund të organizohen në Asociacionin që do të financohet direkt edhe nga Serbia.

Midis tjerash, do të ketë kompetenca në sektorin e arsimit e shëndetësisë, në zhvillimin ekonomik, në planifikimin urban e rural. Do të mund të ngrejë edhe çështje te Gjykata Kushtetuese. Ky mekanizëm do të ketë president e zëvendëspresident, kuvend, bord dhe administratë, përcjell koha.net. Punësimet në të do të bëhen mbi bazën e Ligjit për shërbimin civil.

Qeveritarët kanë insistuar se me marrëveshje është forcuar shteti. Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka vazhduar t’i referohet me organizatë joqeveritare Asociacionit dhe bashkë me kryeministrin Isa Mustafa kanë këmbëngulur se ky mekanizëm ombrellë i komunave me shumicë serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Por, është shoqëria civile që ka listuar argumentet, të cilat demantojnë Mustafën e Thaçin.