“Frika” për një eksod të ri (VIDEO)

foto-2Frika për një eksod të ri ekziston.

Eksodi mund të vije si nga mosliberalizimi ashtu edhe nga liberalizimi i vizave. Për njohësin e rrethanave politike në vend, Nexhmedin Spahiu, është liberalizimi i vizave ai që mund ta rrezikonte Kosovën për një eksod të ardhshëm, të ngjashëm me atë të fundit të vitit 2014 dhe fillim të vitit 2015.

LEXO:  Gjuriq: Qeveria e Serbisë nesër deklarohet për kushtet e reja të Prishtinës në dialog

E, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, liberalizimin e vizave apo mos liberalizimi i tyre nuk e shfaqin si problem për një eksod tjetër. Zv. ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha për Tribuna Channel thotë se vizioni i qytetarëve për një jetë më të mirë në vendet evropiane ka ndryshuar.