Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Formohet edhe një komitet i rëndësishëm si organ i Kuvendit Komunal në Malishevë – Malisheva Press

Formohet edhe një komitet i rëndësishëm si organ i Kuvendit Komunal në Malishevë

Dje është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit për Planifikim Urban, Kadastër, Mbrojtje të Mjedisit, Turizëm dhe monitorim të projekteve, e cila është drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Rrahim Morina.

Komiteti me praninë e përfaqësuesve të partive politike nga  PDK, LDK dhe LVV, kryesuese të Komitetit për Planifikim Urban, Kadastër, Mbrojtje të Mjedisit, Turizëm dhe monitorim të projekteve e zgjodhën, Jetmire Vrenezin. Edhe në këtë komitet, Nisma Social Demokrate, nuk i ka dërguar emrat për këtë komitet dhe rrjedhimisht nuk kanë marr pjesë në këtë mbledhje.

Kryesuesja e Komitetit për Planifikim Urban, Kadastër, Mbrojtje të Mjedisit, Turizëm dhe monitorim të projekteve,  Jetmire Vrenezi, pas zgjedhjes së saj, si kryesues e komitetit, tha se “  ndihem përgjegjëse për detyrën e ngarkuar dhe do të  ofroi  dije  profesionale në shërbim të qytetarëve njëkohësisht do të bashkëpunoi me të gjithë anëtarët e Komitetit për Planifikim Urban, Kadastër, Mbrojtje të Mjedisit, Turizëm dhe monitorim të projekteve”.