FJALA mban takim paraelektoral në fshatin Astrazup, dhe Shkozë të Malishevës

Kandidatët për deputet Ma.sc Samir Morina dhe Ma.sc Zejnepe Jakupi-Bytyqi kanë mbajur të shtunën takime me bashkqytetaret e fshtarave Astrazup dhe Shkozë.

Ja njoftimi i partisë Fjala në Malishevë:

Ne jetojm në shtetin më të varfër në Europë, ne jetojm në shtetin me numër më të madhë të papunëve, në shtetin ku sistemi i shëndetësi është është i brishtë etj. Andaj ne jemi të obliguar që ta ndryshojmë ketë gjendje, dhe vullneti për ta ndryshuar gjendjen po vërehet nga ky moment! Kryetari jonë Dr.Gëzim Kelmendi është i vetmi deputet i cili asnjëher nuk është korruptuar përkundër ofertave të cilat i ka pasur.

Ky është i vetmi deputet nga parlamenti i Kosovës i cili ka qenë kundër që të rritet paga e deputetit në 2.000 €uro, perderisa që në shtetin tonë rroga minimale është 170€uro. Ne si parti e re në listën tonë për deputet të Kosovës kemi 80 kandidat qe janë magjistra disa me 2-3 fakultete e plus doktorra.

Logjika jonë e funksionimit dhe e suksesit është në bashkimin e popullit dhe jo në përçarjen e tyre ngase ne jemi bashkëfshatarë dhe nuk dëshirojmë që njerzit të përçahen dhe inatosen për ngjyra politike. Edhe nese tentojn të tjerët që të nxisin konflikte largohuni nga ata, sepse frika e tyre qëndron në suksesin e përbashkët. Ne ndoshta nuk dim me ju premtu, mirëpo ne nuk do të iu mashtrojmë! Ata ndoshta i kan votat, por Ne e kemi Misionin! Faliminderit shumë për mbeshtejen dhe do u jem mirënjohes secilit nga ju ! Ju faliminderit për mbeshtetje ! Mos harroni me 11 Qershor bëne ndryshimin! E ndryshimi e bëjmë ne së bashku!