FITOUR ‘’zbarkon’’ në Malishevë: Impresionohen nga mikpritja, sheshi dhe shtatorja e Adem Jashari (foto)

Deputetët e Vetëvendosjes Fitore Pacolli dhe Fisnik Ismaili kanë filluar ditë më parë turin e tyre me biçikleta nëpër komunat e Kosovës në mbështetje të kandidatëve të Vetëvendosjes.

Ata kanë arritur sot pasdite në qytezën e Malishevës ku janë ndarë të impresionuar me mikpritjen, me sheshin dhe shtatoren e Adem Jasharit ku edhe kanë bërë selfie me kandidatin për kryetar komune nga Vetëvendosje Adem Berisha dhe aktivistët tjerë të kësaj lëvizje.

Ata nuk lanë pa përmendur shijen e veçantë të qebapëve të restorant Kosovarja-B dhe kafen në Sky Café buzë lumit Mirusha.

Ja postimi i plotë I Ismailit:

Dita 7 prej 10.
Komuna 15 prej 26.
MALISHEVË – 23.7 km nga Theranda.

Adem Berisha, kandindati i Lëvizjes në Malishevë për Kryetar Komune, bashkë me asamblistë e aktivistë na pritën te shtatorja madhështore e Adem Jasharit, vendi më adekuat, më i bukur e më domethënës në këtë qytet. Kjo komunë me zemër të madhe, tashmë e ka një VETËVENDOSJE! që është rritë 200% me 11 qershor, edhe s’po ndalet së rrituri çdo ditë, falë punës e përkushtimit të ekipit të palodhshëm të mikut tim, e aktivistit që s’din me u ndalë, AlbanKrasniqit. Fryma e ndryshimit po ndihet edhe këtu.

10-shja në qebaptoren Kosovarja-B na la përshtypje, se u shërbye më ndryshe se në komunat e tjera, e kafja në Sky Café buzë lumit Mirushë ka me shijue edhe më mirë kur të realizohet plani i Lëvizjes me e bë shtratin e lumit më të mirë e më funksional se që është tani.