Fitore me spektakël, ky është Unitedi i vërtetë

manchesterManchester United ka shënuar fitore të merituar në Old Trafford, duke mposhtur 3:0 Stoken e Xherdan Shaqirit.

Të përzgjedhurit e Louis van Gaal, patën një përformancë të jashtëzakonshme, duke shënuar dy gola të shpejt që në fillim të takimit.

Ishte i riu Lingard që në minutën e 14’, shënoi për epërsinë e parë. Pak minuta më vonë (23), vendasit dyfishuan epërsinë kur sulmuesi francez, shënoi një gol të bukur pas një asistimit të pranuar nga Wayne Rooney.

Në pjesën e dytë, Unitedi vazhdoi me lojë të bukur, duke shënuar edhe golin e tretë.

Ishte tani Martial që u përkujdes për të asistuar Rooney, kur ky i fundit shënoi në minutën e 53’.

Xherdan Shaqiri këtë ndeshje, e ndjeki nga bankina