Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Finale e “çmendur”, Barcelona fiton Super Kupën e Evropës (video) – Malisheva Press

Finale e “çmendur”, Barcelona fiton Super Kupën e Evropës (video)

barcelona messiFinalja e Super Kupës së Evropës ka dhënë një ndeshje spektakolare ndërmjet dy klubeve spanjolle, Barcelona dhe Sevilla.
Koha e rregullt nuk ishte e mjaftueshme që të përcaktohet fituesi i këtij trofeu edhe pse Barcelona kishte një epërsi prej 4-1, por Sevilla bëri të pamundurën duke arritur të përmbys rezultatin duke barazuar shifrat në 4-4, raporton Koha.net.
Sevilla kaloi e para në epërsi me golin e Ever Banegas në minutën e 3′.
Barcelona u kundërpërgjigj duke shënuar plot katër gola më pas, Messi shënoi dy herë, kurse nga një gol shënuan Rafinha dhe Suarez.

https://www.youtube.com/watch?t=85&v=old0LB9j94E

Por edhe pse dukej takimi i përfunduar, ashtu nuk mendoi skuadra e Sevillës e cila arriti të përmbys gjithçka, duke arritur të barazojë shifrat në 4-4.
Tre golat për Sevillën në pjesën e dytë i shënuan Reyes, Gameiro dhe Konoplyanka.
Për të mësuar fituesin e këtij trofeu është dashur të presim zhvillimin e ndeshjes në vazhdime. Katalunasit u treguan më të suksesshëm duke arritur të shënojnë golin e fitores në minutën e 115′ me anë të Pedros, i cili shfrytëzoi topin e kthyer pas goditjes nga Leo Messi./koha.net/