Filloreta Bytyçi e “tradhton” LDK-në, kalon në Nisma (Foto)

Ish asambleistja e LDK-së, Filloreta Bytyçi, ka ndarë rrugët me LDK-në, parti në të cilën ishte për vite me radhë dhe nga elektorati i së cilës kishte fituar dy herë mandatin si anëtare e Kuvendit Komunal.

Kalimi i saj në Nisma është bërë i ditur nëpërmjet një postimi në facebook, nga kjo parti. Si duket kjo ndarje e Bytyçit, me ish kolegët e saj në LDK ka ardhur si pasojë e përçarjeve të mëdha që po ndodhin ditëve të fundit në këtë parti, pasoj nga e cila nuk është futur në listën e kandidatëve për asamble zonja Bytyçi.

Më poshtë keni statusin e plotë të subjektit politik Nisma: