Fillon vlerësimi i aplikacioneve të projekteve bujqësore

Sot në objektin e ish-bankës së Lubjanës, kati IV, në qendrën mediale të KQZ-së, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, do të mbajë konferencë për media, me rastin e fillimit të procesit vlerësues të projekteve bujqësore, të cilat presin mbështetje përmes masave mbështetëse të “Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2018”.

Në këtë konferencë, do të marrin pjesë Ministri i MBPZHR-së, Nenad Rikalo, u.d i Kryeshefit Ekzekutiv të AZHB-së, Ekrem Gjokaj, donatorë të huaj, të cilët e kanë përkrahur “Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2018”, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare në vend.

 

Gjatë kësaj konference, e cila organizohet për herë të parë, me qëllim të transparencës së procesit vlerësues, u.d i Kryeshefit Ekzekutiv të AZHB-së, Ekrem Gjokaj së bashku me ekipin e zyrtarëve, të cilët bëjnë vlerësimin e këtyre aplikacioneve, do të demonstrojnë në mënyrë të detajuar dhe transparente fillimin e vlerësimit të projekteve bujqësore.