Fillon shitja e biletave për Shqipëri – Izrael

foto-3

Federata shqiptare e futbollit ka njoftuar se kanë dalë në shitje online biletat për ndeshjen Shqipëri – Izrael.

Ndeshja do të zhvillohet më 12 nëntor, në ora 20:45 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

“Tashmë tifozët shqiptarë që duan të pajisen me bileta për sfiden e radhës për Eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”, e kanë këtë mundësi nëpërmjet websitit te FSHF-së . Në shitje do të jenë të gjitha tribunat e stadiumit”, ka njoftuar FSHF.