Fillon regjistrimi i deputetëve të rinj

Ka filluar regjistrimi i deputetëve të rinj të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës.

Ndër të parët që është regjistruar është deputeti i Vetëvendosjes Dukagjin Gorani, Rasim Selmanaj dhe Haxhi Shala nga koalicioni PAN, Ilir Deda nga koalicioni LAA, etj.

Regjistrimi i deputetëve të rinj do të vazhdojë edhe nesër dhe pasnesër ndërsa seanca konstituive është caktuar të mbahet më 3 gusht ku pritet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit./KosovaPress/