Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Fillon ndërtimi i fushës së sportit në Turjakë të Malishevës – Malisheva Press

Fillon ndërtimi i fushës së sportit në Turjakë të Malishevës

Sot në fshatin Turjakë, me rastin e shënimit të ditës së shkollës së fillore dhe të mesme të ulët, “Fehmi Agani”, ka filluar edhe ndërtimi i fushës së sportit, e cila do të jetë në shërbim të nxënësve dhe rinisë së fshatit, njofton InfoKomuna.

Në fillimin e punimeve të fushës së sportit dhe shënimit të ditës së shkollës, mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

“Jemi munduar të krijojmë kushte sa më të mira për mësim, duke investuar në infrastrukturën shkollore në të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës. Edhe vënia e gurëthemelit, për ndërtimin e fushës së sportit në shkollën tuaj, bëhet në kuadër të këtyre investimeve. Ndërtimi i fushës, ka qenë domosdoshmëri për nxënësit e kësaj shkolle, por edhe për rininë e fshatit”, tha mes tjerash kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në fjalën e rastit.

Kryetari Begaj, kërkoi nga mësimdhënësit që të jenë të angazhuar maksimalisht në rritjen e cilësisë në arsim.

Ndërtimi i fushës së sportit në Sh.F.M.U “Fehmi Agani” në Turjakë, financohet nga buxheti komunal i Malishevës.